Tirana hapi tetë dyer në Bienalen e Venedikut

Tirana hapi tetë dyer në Bienalen e Venedikut

Tetë dyer, dhe shumë fotografi janë vendosur në Pavijonin e Shqipërisë në Pavijonin e Bienales së Venedikut, te cilat krijonin një mini-Tiranë në mes të Venedikut e që e kanë quajtur “Zero Space”. 

Dyert më të vjetra të Tiranës kanë lënë oborre shtëpish pa dyer, por ato tashmë po vizitohen nga vizitorë të shumtë, të cilat bartin edhe numrat e shtëpisë në dyert e prezantuara, që tregonin vjetërsi të madhe. Dhe mbi dyer janë vendosur shumë fotografi, të cilat janë shkrepur nga qytetarë tiranasë, të cilët nëpërmjet fotografive tregojnë pjesë Tirane, nga më të ndryshmet.

Kuratori Elton Koritari ka thënë se ky prezantim i Tiranës sjellë pikërisht Tiranën në këtë bienale, pasi që, është përfshirë hapësira, sidomos kati përdhes.

“Ne kemi dashur që vizitorët në Pavijonin tonë, mos të ndihen si vizitorë por si qytetarë të Tiranës”, ka thënë ai.

Ndërkohë edhe Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës, por edhe kryetari i Bashkisë Erion Velijaj janë shprehur të kënaqur me këto porta të Tiranës ne Venedik, kurse për fotografitë, pasi që janë fotografi të ditëve të sotme, Velijaj ka thënë se këto fotografi janë përshkrimi më i mirë i punës së tij, si kryetar bashkie.

Poashtu të dy kanë vlerësuar lartë prezantimin e Kosovës në këtë Bienale, ku kanë thënë se artistët shqiptarë duhet të jenë krenarë për punën e tyre, pa përmend ngjyrën e pasaportës.

 

Ballkan News

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Zero Space